Ballina Kuriozitete Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

Roboti sulmon njerëzit gjatë festës në Kinë

33
0

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez.

Një video e bërë virale tregon robotin duke u afruar te një grup njerëzish pas një barriere në Festën e Pranverës në Tianjin, në veriperëndim të Kinës.

Lëvizjet e papritura të robotit detyruan sigurimin e festivalit ta tërheqë nga turma për të parandaluar ndonjë rrezik.

Organizatorët e ngjarjes e quajtën këtë incident një “dështim të thjeshtë të robotit”, duke shtuar se ky robot kishte kaluar testet e sigurisë dhe do të merren masa shtesë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.