Nga Meçan Hoxha
Para disa muajve Prof Ass. Dr. Enver Isufi, më dhuroi librin e tij me titull “Gjurmëve të Bletës”, botuar në vitin 2022. Megjithëse librin e kisha lexuar, nuk qesh shprehur për mbresat e mia, ndaj në kafenë e radhës më shpotiti.
– More Meçan, erdhe tek vila ime, u takuam në oborr dhe e lamë të pinim ndonjë gotë, pasi të kishe vizituar të gjitha mjediset e asaj vile, ndërtuar me djersën e ballit.(Ishte fjala, pikërisht për librin “Gjurmëve të bletës”, autobiografi, shkruar e botuar nga Enver Isufi, më 2022, të cilin autori e ka kompozuar në formën e një vile dy katëshe dhe e orienton lexuesin për gjithë përmbajtjen e mjediseve të asaj vile. Në fund, imagjinon një tavolinë ku vendos një bllok mbresash, ku unë ende nuk kisha lënë gjurmë. Ky prezantim figurativ e bën fortë të këndshëm interesimin për lexuesin.)
Enveri në këtë libër përshkruan veprimtarinë e tij jetësore nga fëmijëria. Libri biografik, ka një metaforë provokuese. Si në “gjurmët e bletës” e ka vlerësuar rrugëtimin jetësor Enver Isufi dhe e shpjegon vetë këtë metaforë. Ai thotë, se bletën e ka pasur dhe e ka si model. Bleta, i vlerësuar si insekti më i mirë në botë, është model për punë, model për organizim dhe menaxhim, model për të jetuar në komunitet, model në respektimin e hiarkisë shoqërore.
Edhe fotoja e ballinës së librit është e veçantë. Enveri ka hipur në një gurë dhe qëndron në ekuelibër me krahë të hapura, foto që fletë shumë për Enverin si njeri i lirë, që gjithë jetën ka punuar për një bujqësi në ekuelibër me mjedisin.
Enveri termin “kapitujt e librit”, i quan dhomat e muzeut të tij personal. Ky libër i imagjinuar si një “shtëpi muze”, vilë me dy kate, me nga katër dhoma secila, që përkojnë me tetë kapitujt e librit, përfundon me dëshirën që lexuesi të mos jetë indiferentë, po të shënojë një mbresë. Në këtë libër që përfytyrohet si një muzeum shfaqen: Dhoma e parë (nënkupto kapitulli) fëmirija, dhoma e dytë, arsimimi, dhoma e tretë, puna si agronom në kooperativën e Kryevidhit (zona e Kavajës), dhoma e katër, Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Shkozet, Durrës, dhoma pestë, studimet jashtë Shqipërisë, dhoma e gjashtë, veprimtaria e tij në Bujqësinë Biologjike, dhoma e shtatë, veprimtaria botuese shkencore, letrare dhe publicistike, dhoma e tetë, galeria fotografike dhe vlerësimet e shumta nga shoqata e institucione brenda e jashtë Shqipërisë.
Dhe, të ndodh vërtetë, që mbasi ke lexuar tetë kapitujt e librit, të duket vetja se ke vizituar një muzeum, nga ku ke dalë i plotësuar, i kënaqur, me plotë informacion, me plotë përvoja që ke dëshirë t’i zbatosh edhe vetë. Pra, pasi ke lexuar këtë libër, ke dëshirë që edhe ti vetë me këtë model të shkruash një libër të ngjashëm për jetën tënde.
Në faqet e këtijë libri mësojmë se Enveri vjen nga fshati Leshtej- Çollakë, një fshat ky, në kodrat e Kavajës me ullishte, vreshta, kullota dhe pyje me shkurre mesdhetare. Ai mbaroi shkollën e mesme bujqësore të Golemit, të cilën e quan figurativisht, “Oksfordi i kohës“.
Është interesante përshkrimi i jetës studenteske. Çmon dhe vlerëson shoqet e shokët e kursit e veçanërisht profesorët e apasionuar e të përkushtuar. Edhe më mbresëlënës është kapitulli që përshkruan veprmtarinë e Enverit, si agronom i Mbrojtjes së Bimëve në kooperativën e Kryevidhit, ku ai krijoi modelin e monitorimit të shëndetit të bimëve, para se të merren masat mbrojtëse me pesticide. Ky fakt, sipas Enverit, ishte një sistem modern drejtimi, i cili i trajtonte bimën si pacient, ashtu si kafshët dhe vetë njerëzit. Ashtu si njerëzve nuk u jepen ilaçe pa u vizituar, edhe bimët thotë Enveri, nuk duhet të spërkaten me kimikate, pa përcaktuar nëse kanë apo jo nevojë, dhe çfarë llojë ilaçi u duhet. Kjo e re që futi Enveri në kooperativën e Kryevidhit, me 4000 hektarë bimë bujqësore, u bë e dobishme për të gjithë Shqipërinë. Kjo përvojë e solli Enverin në Institutin e Mbrojtjes së Bimëve, ku shërbeu për 21 vite si punonjës shkencorë. Shumë, studime, shumë botime, realizoi Enveri në ato vite.
Në libër me tekst dhe foto ilustrtohen studimet e Enverit si brenda vendit ashtu dhe në institucionet jashtë Shqipërisë, si në Gjermani, Itali, Zvicër, Spanjë, Hollandë, etj. Ky kapitull është pasuruar dhe me përshtypje udhëtimi, gjë që e bën shumë të këndshëm e tërheqës për lexuesin. Të gjitha njohuritë dhe përvojat e marra nga qëndrat studimore prestigjioze në ato vende, i bëri të aplikueshme në Shqipëri, si dhe në Kosovë, ku i janë shumë mirënjohës për ndihmesën e dhënë.
Enveri, pas viteve 2000, ndjenë një pështjellim profesional, sepse punët në Institut nuk po shkonin mirë. Ranë investimet për shkencën, madje më keq akoma, u mendua që instituti të mbyllej, dhe në fakt në vitin 2006 u mbyll. Në këto kushte Enveri zgjodhi të punojë në një organizatë joqeveritare e cila merrej më Bujqësinë Biologjike. Pra, Enveri parapëlqeu të kaloi nga bujqësia e zakonshme në bujqësinë biologjike, ose organike, që në fakt këto dy terma janë sinonime. Ky kapitull i bujqësisë biologjike përshkruhet me detajë si teori, si organizim deri në nivel ferme, me botimet, prodhimet, eksportet etj. Për dhjetë vite bashkëpunoi me Institutin e Bujqësisë Biologjike në Zvicër, që, Enveri e vlerëson si më të madhin në botë të llojit të vet.
Enveri filloi të meret me Bujqësinë Biologjike, që më 1997, kur qenë fillesat e kësaj bujqësie në Shqipëri. Ai është ndër pionerët e parë të themelimit të Bujqësisë Biologjike Shqiptare.
Në kapitullin e botimeve, mësojmë se Enveri ka lëvruar të gjitha formatet e botimeve që nga artikujt, broshurat, revistat, librat, dhe vidio profesionale, ose siç quhen ndryshe filma shkencorë për shërbimin këshillimor në bujqësi. Debulesa e tij është revista periodike me titull “Bujqësia Biologjike”, të cilën e ka drejtuar për dhjetë vite.
Në librin e Enverit “Gjurmëve të Bletës”, mendoj se secili specialist i bujqësisë dhe çdo bujk e fermer gjenë vehten e tij. Dhe jo vetëm aq, po merr prej tij një shkollim të vërtetë të trajtuar me përvojën bashkëkohore brenda e jashtë Shqipërisë.
Enveri përshkruan sakrificat profesionale, vështirësitë për mungesën e logjistikës (ku mungonin edhe mjetet lëvizëse), mungesën e bazës materiale, që u shoqëruan dhe me sjellje shkatërruese, etj. Por në libër gjen dhe optimizmin e spesialistëve të devotshëm të bujqësisë sonë. Ai shkruan: ”Kolegët e mi agronomë kanë punuar më shumë për Shqipërinë, se sa për familjet e tyre”.
Unë i njoh disa prej tyra dhe siç shprehet Enveri, ata nuk janë pishman për ato sakrifica, sepse agronomët si Enveri e konsiderojnë punën e tyre si pjesë e modernizimit të bujqësisë, të qytetërimit të fshatit, të emancipimit të shoqërsë në zonat fshatare. Kush i shërben atdheut dhe humanizmit ia fal të gjitha sakrificat që bën për to. Ata janë atdhetarë të vërtetë. Enver Isufi është Atdhetar i madh.
Kapitulli i fundit i kushtohet dokumentimit të veprimtarise së Enverit nëpërmjet fotografive dhe çertifikatave të marra ngë institucione të ndryshme. Ky kapitull është konceptuar si dhoma e fundit e kësaj “shtëpie muzeale”. Aty është dhe “tavolina me bllokun” për lexuesit, që ata të lënë përshtypjet e tyre, pasi kanë lexuar të tetë kapitujt e librit, ose siç i quan Enveri, të tetë dhomat muzeale të jetës së tij. Unë i sistemova mbresat e mia dhe, veç sa më sipër shtoj në këtë bllok:
Faleminderit Enver Isufi, që me këtë libër më ke marrë për dore në të gjithë rrugëtimin e jetës suaj! Më ke shëtitur nëpër fshatra e qytete, në biblioteka e në fushat e prodhimit bujqësor, kudo ku keni punuar. Më ke çuar në disa shtete të botës. Më ke prezantuar me shumë shokë e miq tuaj, që nga bujqit shqiptarë, specialistë të bujqësisë nga Shqipëria dhe jashtë saj, e deri me zonjën Ministre të Bujqësisë së Gjërmanisë, e Mbretin e Marokut, që të mbeti peng, se s’munde të ruash një foto me të. Më keni ulur në kafe me poetë si Dritëo Agolli e Xhevahir Spahiu, me ke takuar me ish shokun tim, poetin e ndierë Demir Gjergji, i cili si redaktor i librave të tua, ka shkruar me konsideratat më të larta, si për botimet ashtu edhe për ekspertzën tuaj profesionale e për vlerat e tua qytetare.
Nderim për këtë libër prej 600 faqesh, i ilustruar me mbi 300 foto me ngjyra, libër i cili për mua është më shumë se sa një libër dhe Ju, nuk jeni “si bleta”, por jeni vetë bleta.
Lum ne që ju kemi mik!