Ballina Politika Skandal në Primaret e PD në Pogradec, anëtarët kapen me karta false...

Skandal në Primaret e PD në Pogradec, anëtarët kapen me karta false gjatë votimit

32
0

Në qytetin e Pogradecit gjatë procesit të primareve është tentuar të votohet me karta anëtarësie false nga persona të ndryshëm që janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të PD-së me karta anëtarësie të parregullta.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që me këto mjetë të votojnë, ndërkaq komisioni nuk i ka kthyer tek personat këto mjete të falsifikuara.

Bëhet me dije se janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë që nga komisioni rezulton që të ketë pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitur me këto dokumente anëtarësie.