Ballina Kosovë Studentët serbë nga Kosova, do të protestojnë kundër Vuçiqit në Nish

Studentët serbë nga Kosova, do të protestojnë kundër Vuçiqit në Nish

32
0

“Majanje u Nis” është ngjarja kryesore sot në Serbi, ku po vazhdojnë protestat kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Studentët nga Kosova, disa me vetura private dhe disa në mënyrë të organizuar janë nisur për të mbështetur protestën e “Studentit të Ediktit” në Nis.

Protestës 18-orëshe të filluar në Kragujevc do t’i bashkohen edhe studentët e Universiteti paralel të Prishtinës dhe qytetarët nga beriu i Kosovës.

Ata thonë se do të luftojnë deri në fund, duke u shprehur se shpresa po rilind.

Qytetarët thonë se studentët nga Kosova nuk duhet të heshtin dhe se duhet të tregojnë solidaritet dhe dashuri, siç bëjnë studentët e Serbisë.

Ndryshe, tash e javë po protestohet anembanë shtetit serb pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona.