Ylli Manjani, duke komentuar protestën e një dite më parë në Greqi, ka replikuar me ata komentues që e kanë quajtur atë “grek”.
“Këta grekërit “e poshtër” janë derdhur në shesh me një fërshëllimë. Jo në facebook, as në tiktok, por në shesh. Si përherë d.m.th.
Tani, ju patridiotët vendit tim, në të majtë e në të djathtë, në jug apo veri, brenda e jashtë Shqipërisë, që më keni quajtur grek, ta dini se më keni bërë një kompliment fantasktik.
Se më mirë grek m*ti e qytetar, sesa patridiot Facebook-u, që shet me telekomandë moral të cilin nuk e ke.
Faleminderit shumë për komplimentin duke më quajtur grek. Do të doja vërtetë të isha grek, që nuk e lë fatin e vet në duart politikës. Që nuk është as dallaveraxhi i pushtetit e as mitingash pa sy në ballë i opozitës.
Greku proteston jo se do partia, por se ja do shpirti demokratik.
Plasini sytë e shihni dallimin o patridiotët e vendit tim!
Veçanërisht jo patridiotët e vendit tim që jetoni në Greqi, plasini sytë e mësoni nga grekërit e mos më shisni mua patridiotizma. Hajdeni këtu e rrini rehat nëse s’u pëlqen vendi ku jetoni”, shkruan ai.