Ballina Ekonomia Zbardhet projekti/ Pasi e mbushi me kulla, qeveria kthen Bllokun në zonë...

Zbardhet projekti/ Pasi e mbushi me kulla, qeveria kthen Bllokun në zonë këmbësorësh

36
0

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Tv Scan zbardh projektin ku janë detajuar ndryshimet e zonës.

Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan Tv, se të treja rrugët paralele me Lanën, Ismail Qemali, Pjetër Bogdani dhe Brigada VIII, do të shndërrohen në zonë pedonale, por me një trafik të limituar.

“Korsitë do vazhdojnë me një drejtim siç janë. Me një trafik të limituar. Nuk do të kemi direfrencë midis trotuarit dhe karrexhatës. Do jemi në një kuotë, është në të njëjtin nivel. Eleminohet parkimi, kjo është ajo që bëhet.”

Minimizimi i qarkullimit të makinave duket se është vazhdimësia e projekteve në Tiranë. Cilat janë parashikimet për projektet e së ardhmes?

“Kemi një vazhdimësi nga Sheshi Skënderbej, drejt sheshit Avni Rustemi, ku do kemi rikualifikimin e fasadave të dy anëve të rrugës. Rikualifikimin e dy anëve të trotuarëve dhe do arrijmë te sheshi Avni Rustemi që do ketë dhe një parkim nëntokësor, sepse është një element tjetër i rëndësishëm. Kemi menduar që qëndra e sheshit “Nënë Tereza”, të mbajë këtë lloj stalacioni i cili do jetë bërë me module drruri, të cilat do ofrojnë gjelbërim hapësira për familjet, për të luajtur ose dhe për të lexuar. Automatikisht do sjelli edhe një modifikim të qarkullimit. Do kemi gjithmonë makina por me një lloj shpejtësie më të ulët. Gjithmonë do kufizojmë hapësirën, nuk do eliminohet prania e makinë, por kufizohet dhe politika është që t’i jepet prioritet këmbësorëve.”

Por eleminimi i zonave të parkimit mbetet shqetësim për rezidentët, çfarë ka menduar Bashkia si zgjidhje e këtij problemi?

“Parkime të reja po bëhen në qytet, nëntokësore. Si sheshi Avni Rustemi. E gjitha hapësira e sheshit do jetë nëntokë me dy kate dhe do mbajë një numër të lartë makinash. Gjithashtu po projektohet në këto momente që flasim dhe shumë shpejt do jetë gati për prokurim, edhe parkimi nëntokësor te hyrja e gardës, ku sot ne kemi një parkim me dy kate. Në atë rast do ofrojmë dhe parkim për autobusët e turistëve.”/scan