Ballina Kulturë Zbulohet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik

Zbulohet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik

41
0

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore realizuan një verifikim në terren në fshatin Rreja e Velës, pas një njoftimi për gjetje rastësore nga një banor i zonës.

Në majën e një kodre u identifikuan rrënojat e një fortifikimi, me pllaja të vogla të rrethuara nga shpate të thikta në lindje, jug dhe veri, ndërsa ana perëndimore ka një terren më të butë. Vendgjetja ndodhet në Kodra e Qytezës, 10 km larg Rubikut, në një lartësi prej 475 m.

‘Në veriperëndim të fortifikimit ndodhen rrënojat e një kulle rrethore, ndërsa në jugperëndim vërehet një linjë muri i rrënuar. Fortifikimi mendohet të ketë pasur funksion mbrojtës ose shërbente si pikë vëzhgimi për kontrollin e territorit’, thotë instituti.

IKTK do të vijojë proceset e dokumentimit, studimit dhe konservimit të këtij fortifikimi në fazat e ardhshme. Gjithashtu, do të realizohet një vëzhgim sipërfaqësor arkeologjik për të kuptuar lidhjet e fortifikimit me territorin përreth.