Ballina Politika Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, edhe 3...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 204 mijë shqiptarë të diasporës, edhe 3 ditë afat

23
0

Diaspora shqiptare ka edhe tre ditë kohë, deri më 4 mars, për t’u regjistruar në sistemin e KQZ-së, në mënyrë që të votojë për herë të parë me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani, janë dorëzuar rreth 250 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat 204 mijë janë miratuar, ndërsa 41.885 kërkesa janë refuzuar.

Italia kryeson me numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar, e ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Pjesa më e madhe e aplikantëve janë me origjinë nga Tirana.

KQZ ka shpallur objektivin për 250 mijë regjistrime, një shifër që tashmë është arritur me aplikimet e paraqitura. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse emigrantët e refuzuar do të riaplikojnë dhe sa të tjerë mund të kryejnë aplikimin në minutat e fundit.