Ballina Rajoni 750 serbë të Kosovë si karrem në mbrojtje të Vuçicit, ish-kryetari i...

750 serbë të Kosovë si karrem në mbrojtje të Vuçicit, ish-kryetari i Graçanicës jep detaje

53
0

“Qeveria planifikon të sjellë qindra serbë nga Kosova në Beograd në mars, në mënyrë që t’i përdorë ata si karrem për incidente dhe për të shkatërruar protestat e studentëve,“, tha për Nedeljnik Branimir Stojanoviç, nënkryetar i Lëvizjes Kombëtare Serbe (SNP) dhe ish-kryetar i komunës së Graçanicës.

Ai shton se qeveria po planifikon që ata njerëz formalisht të ndërtojnë një “mur të gjallë” rreth Presidencës së Serbisë, si mbrojtje e presidentit Aleksandar Vuçiq, por se në fakt dyshon se ata duan të përdorin serbët për të keqpërdorur politikisht “për prodhimin e konfliktit”, shkruan Nedeljnik, raporton Nova.rs.

“Ata kanë nevojë për një arsye për shtypje.” Në atë skenar, serbët nga Kosova janë karrem për incidente në tubimin e radhës masiv dhe arsyetim për të përdorur policinë për të shkatërruar protestat e studentëve”, thotë Stojanoviq, i cili dikur ishte zyrtar i Listës Serbe në Kosovë.

Ai shton se më pas gjithçka do të tregtohej si “polici që mbron serbët nga Kosova të ardhur në Beograd”.

Autoritetet duan të diskreditojnë protestat e studentëve, të cilat tregojnë dashuri dhe solidaritet. “Autoriteteve u duhen fotografi të shëmtuara, jo të bukura, siç i pamë në periudhën paraprake dhe dje në Nish”, thotë ish-kryetari i Graçanicës.

Stojanoviq thotë se sipas informacioneve të deritanishme, është planifikuar që serbët e Kosovës të qëndrojnë në Beograd së paku 25 ditë.

“Ata janë duke planifikuar 5 turne për 5 ditë, por ende nuk dihet se kur do të nisen për në Beograd. E dimë që të gjithëve u është thënë të jenë në gatishmëri dhe se grupi i parë mund të largohet më 12 mars”, thotë Stojanoviq.

Ai shton se shifrat janë ende duke u llogaritur, por se sipas asaj që e di aktualisht PKSH, “750 serbë nga Republika e Kosovës duhet të shkojnë në Beograd”.

“Vetëm nga Graçanica do të sjellin 100 veta. Po përgatiten tendat dhe e gjithë logjistika e nevojshme për një qëndrim më të gjatë”, thotë Stojanoviq në një bisedë telefonike.

Ai shton se SNP-ja “me siguri e di se kushdo që vjen në Beograd paguhet nga 20 deri në 50 euro në ditë”.