Ballina Aktualitet Anija “Butrinti” operacion shpëtimi për 36 emigrantë në Egje

Anija “Butrinti” operacion shpëtimi për 36 emigrantë në Egje

18
0

Anija Butrinti me mision në detin Egje realizoi me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke i ardhur në ndihmë 36 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët lundronin me gomone drejt Greqisë.

Lajmin e bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjenerallejtënant Arben Kingji, raporton ATSh.

Kingji tha se, “Forca Detare vijon kontributin e saj në këtë mision të rëndësishëm, pjesë e Grupit të 2-të Detar të NATO-s në operacionin Sea Guardian, duke garantuar jetën në det dhe menaxhuar emigrimin e paligjshëm në zonën e Detit Egje”.

Gjatë patrullimit në Detin Egje, anija Butrinti realizoi një operacion shpëtimi (SAR), duke i ardhur në ndihmë një gomoneje me 36 emigrantë nga Lindja e Mesme, mes tyre 12 fëmijë, që ishte nisur nga Çesme me destinacion ishullin e Chiosit, transmeton KosovaPress.

Në përfundim të operacionit, emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke, e cila shprehu falënderim për ndihmën e dhënë nga anija Butrinti.