Manchester United është eleminuar nga Fa Cup. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa për të mësuar ekipin e kualifikuar u desh ekzekutimi i penalltive.
Bassey kaloi londinezët në avantazh, ndërsa Bruno Fernandes vendosi ekuilibrat. As koha shtesë nuk prodhoi gol, me rastet që ishin të shumta.
Fulham u tregua më i saktë nga pika e bardhë, sakaq te “djajtë e kuq” gabuan Lindelof dhe Zirkzee. Në takimin tjetër, Brighton ia del të kualifikohet ndaj Newcastle.