Ballina Aktualitet Juristja Gjikondi “nxjerr blof” akuzuesit e Prokurorit Dado, ja çfarë zbuloi

Juristja Gjikondi “nxjerr blof” akuzuesit e Prokurorit Dado, ja çfarë zbuloi

126
0

Prokurori Olsi Dado ka përfunduar këto ditë nën akuzë nga kryeministri Edi Rama dhe media pranë qeverisë pas vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Dado, është akuzuar se është pranuar në Universitet falë kuotave të lira për të përndjekurit dhe jo për meritë të tijën.

Megjithatë, është juristja Brizida Gjikondi që nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale hedh poshtë këto akuza. Ajo thekson se Olsi Dado ka nisur studimet për Juridik në vitin 1991, kohë kur kuotat për të përndjekurit nuk ekzistonin.

Reagimi i Gjikondit:

Për arsye rrethanore në vitet 90′ kam njohur zotin Milto Dado, babain e Prokurorit të shumë përfolur të këtyre koheve Olsi Dadon.
Ruaj një kujtim dhe respekt të thellë për të ndjerin zotin Milto. Një njeri fisnik, i zgjuar, i dashur dhe i heshtur.

Përgjatë bisedave të gjata që bënim bashkë dija dhe që djali tij e kish nisur juridikun në vitin 1991 – fiks vitin kur e kisha mbaruar unë. Dhe jo si favor prej të persekutuarve.

Këto ditë lexoj shumë çka, edhe për të ndjerin Milto dhe ndjej një trishtim të thellë. Pasi e përshkruajnë siç nuk ish. Nuk do doja të përzjehesha në këtë mënyrë të qasuri ndaj asaj që ka të bëjë me një çështje të drejtësisë por e ndjeva detyrim ndaj kujtimit të Milto Dados ti shkruaj këto rrjeshta.

Mendoj qetesia dhe të vërtetat flasin më shumë se zhurma dhe urrejtja. Sidomos në një vend të ndarë dhe përçarë si i yni. Nuk njoh në detaje dosjen në fjale, por jeta më ka mësuar që të pavertetat bombastike prishin më shumë pune se rregullojnë.

Këto rrjeshta ja detyroja mikut tim fisnik Milto Dado, pasi nga aty ku është nuk flet dot sidomos në këtë zhurmë të madhe.