Ballina Lifestyle Maura Higgins mahnit me një fustan transparent lulesh në BRIT 2025

Maura Higgins mahnit me një fustan transparent lulesh në BRIT 2025

35
0

Maura Higgins ndezi tapetin e kuq të BRIT Awards 2025 me një fustan transparent lulesh, duke zbuluar tangon e saj dhe duke sjellë një paraqitje të guximshme e elegante.

Ish-ylli i Love Island nuk ngurroi të tregonte stilin e saj të veçantë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një moment i sikletshëm – përplasja e mundshme me ish-in e saj, Pete Wicks.

Situata u bë edhe më e tensionuar kur Pete u shfaq në event i shoqëruar nga Olivia Attwood, e cila dihet se ka një histori rivaliteti me Maurën.

Pavarësisht dramës së mundshme, Maura mbeti e pandikueshme, duke ecur me vetëbesim dhe duke bërë që paraqitja e saj të mbetet një nga më të komentuarat e BRIT 2025.