Ballina Kuriozitete Për herë të dytë, një anije kozmike private prek Hënën – moment...

Për herë të dytë, një anije kozmike private prek Hënën – moment historik

30
0

Anija kozmike Blue Ghost e Firefly Aerospace ka zbarkuar me sukses në Hënë, në një moment kyç për udhëtimin privat në hapësirë.

Me madhësinë e një veture kompakte, anija mban 10 ngarkesa shkencore dhe është ulur në Mare Crisium, në cepin verilindor të anës së Hënës përballë Tokës.

Bëhet e ditur se kjo ulje e bën Firefly kompaninë e parë private që vendosi një anije kozmike në Hënë pa u përplasur apo rrëzuar.

Anija u nis në mesin e janarit.

Dr. Joel Kearns, zëvendësadministrator i asociuar në NASA, tha se kjo zonë ishte me “interes të madh shkencor”, por gjithashtu “një vend shumë i arritshëm për ulje”.

Ky moment, tha ai, ishte “një për librat e historisë”, shkruan skynews.

Raportohet se tani Firefly është bërë kompania e dytë private që shënon një ulje të butë në Hënë, pasi zbarkuesi Odysseus i Intuitive Machines me bazë në Houston bëri një ulje të tillë vitin e kaluar.

Një ulje “e butë” në Hënë i referohet një uljeje të kontrolluar, me një shpejtësi të ulët dhe dëme minimale në automjet.

Ndryshe, vetëm pesë vende kanë qenë të suksesshme në uljet e buta në të kaluarën: Bashkimi Sovjetik i atëhershëm, SHBA, Kina, India dhe Japonia.

Dr. Nicola Fox, nga Drejtoria e Misionit të Shkencës të NASA-s, tha: “Ne i zgjedhim vendet tona të uljes me shumë kujdes”.

“Ne duam të studiojmë veçoritë gjeologjike në Hënë. Ne duam të studiojmë ndërveprimin me erën diellore”, shtoi ajo.

Ajo tha se pjesë e këtij misioni do të jetë të ndihmojë në “përgatitjen për astronautët e ardhshëm” që do të shkojnë në Hënë.

Të mbështetur nga NASA dhe programi i saj kryesor i hënës Artemis, raportohet se kompanitë private kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë garë moderne.

Prekja e Hënës nga Firefly është një nga tre misionet hënore në vazhdimësi.

Agjencia hapësinore pagoi 101 milion dollarë për misionin, plus 44 milion dollarë për shkencën dhe teknologjinë në bord.