Ballina Kosovë Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së

Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së

17
0

Qeveria ka publikuar agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars, për Epopenë e UÇK-së.

Agjenda nis nga e mërkura deri të premten. Do të nisë me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një program artistik në shehin “Adem Jashari” në Skënderaj.

E mërkurë, 5 mars

08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë
14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj
14:30 Turne në Volejboll në Skënderaj

E enjte, 6 mars

10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj
10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve
12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skënderaj
19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë

E premte, 7 mars

19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës
19:00 Nata e zjarreve në Prekaz
19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.