Ballina Europë Të shtëna në një qendër tregtare, plagosen 3 persona, arrestohet autori

Të shtëna në një qendër tregtare, plagosen 3 persona, arrestohet autori

76
0

Shërbimi për shtyp i departamentit të Ministrisë së Brendshme ruse për Rajonin e Moskës ka njoftuar se tre persona u plagosën në një incident me të shtëna në një qendër tregtare në qytetin Mytyshchi jashtë Moskës, teksa bëhet me dije se sulmuesi është arrestuar.

“Departamenti i policisë Mytishchi ka marrë një telefonatë për të shtëna në një qendër tregtare. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar shkelësin. Si pasojë e incidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Shërbimet lokale të emergjencave thanë më herët se njerëzit ishin evakuuar nga qendra tregtare Krasny Kit në Mytishchi për shkak të të shtënave.