Ballina Bota Tufa e zogjve përplaset në fluturake, motori i aeroplanit të FedEX përfshihet...

Tufa e zogjve përplaset në fluturake, motori i aeroplanit të FedEX përfshihet nga zjarri

31
0

Një aeroplan mallrash i postës së shpejtë amerikane FedEX ka bërë ulje emergjente në aeroportin e New Jersey, pasi përplasja me zogj shkaktoi zjarr në njërin nga motorët e fluturakes.

Aeroplani aterroi në aeroportin ndërkombëtar Newark, njoftoi Lenis Valens, zëdhënëse e aeroportit të New Jersey.

Nuk raportohet për të lënduar në aeroplanin e mallrave – ndërsa në video amatore shihet motori i aeroplani duke nxjerrë flakë derisa ishte në qiell.

Gjithçka ndodhi pas përplasjes së fluturakes me tufën e zogjve, që edhe shkaktuan zjarrin që shpërtheu në njërin nga motorët.

E kjo ulje emergjente shkaktoi vonesa te aeroplanët e tjerë, që ishin planifikuar të niseshin në destionacionet e tyre të parapara.