Milan dhe mesfushori Tijjani Reijnders kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Reijnders do të qëndrojë në Milano, deri në vitin 2030.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi pasditen e kësaj të hënë, nëpërmjet një postimi, në kanalet zyrtare. Paga e lojtarit është përmirësuar ndjeshëm.
Futbollisti, nga 1.7 milionë euro, tani do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
“Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur”- tha ai.