Ballina Lifestyle “Janë një banor i vetëm”/ Gerta për Laertin dhe Rozanën: Nuk bëjnë...

“Janë një banor i vetëm”/ Gerta për Laertin dhe Rozanën: Nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

4
0

Raporti mes Rozanës dhe Laertit ka ngritur shpesh dyshime te banorët e tjerë, me Gertën që i akuzon ata si një banor i vetëm.

Gjatë Prime-t të së martës, ajo debatoi me të dy banorët, duke u përcjellë kështu:

Gerta: Janë një lojtar i vetëm siç e kanë thënë. Janë po ata që kanë hyrë ditën e parë, që e lëshojnë njëri-tjetrin kur bëhet e vështirë dhe e ngrenë kur duhet. Loja e tyre është shumë e qartë. Rozana tani është bërë më e tërhequr, ndërsa Laerti është banori që jep më shumë mend për atë se çfarë bëjnë banorët e tjerë.

Rozana: Në çfarë jam bërë më e tërhequr?

Gerta: Në raport me Laertin.

Rozana: Unë nuk mund të sulmoj njerëzit kot pa më sulmuar. Nuk jam si ty që u hidhesh njerëzve pa të bërë gjë.

Gerta: Ju jeni një lojtar i vetëm. Qëndroni në shtëpi me të njëjtët banorë. Unë kam përballë dy persona që luajnë si një banorë i vetëm në shtëpi. Kam kuptuar që Laerti nuk luan dot vetëm në shtëpi, nuk bën dot pa Rozanën. Ata të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Laerti: Ti ke nevojë për Rozanën.

Rozna: Laerti ka ndenjur më shumë me ty se sa me mua.

Laerti: Për mua miqësia është e tillë, është ajo miqësi që dhe pasi zihesh me tjetrin, e kam thënë në prime-n e parë, dhe kam thënë që miqësia është ajo që përplaset me dallgë dhe triumfon. Nëse nuk ia del, nuk është miqësi.