Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve me 5 ditë, deri më 9 mars.
Kërkesa u paraqit nga dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, me argumentin se shtyrja do t’u jepte mundësinë emigrantëve të regjistroheshin pas refuzimeve të shumta për gabime teknike.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ nuk e mbështetën kërkesën, duke argumentuar se afati ligjor për regjistrimin ka qenë i mjaftueshëm.