Ballina Rajoni Uji nga Kosova në shënjestër të analizave në Maqedoni, zbulohen rezultatet

Uji nga Kosova në shënjestër të analizave në Maqedoni, zbulohen rezultatet

33
0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut tha se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji nga shteti fqinj, raporton Shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë.

Disa media në këtë vend publikuan edhe vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”.

REL-i në Prishtinë kontaktoi pronarin e kësaj kompanie, Visar Kelmendi, i cili tha se shitjet në Maqedoninë e Veriut janë duke vazhduar.

“Ka qenë një problem që dy-tri javë me një provë të analizës… Pastaj janë marrë edhe dhjetë analiza të tjera të ujit në Maqedoni të Veriut, në Kosovë dhe në një shtet të tretë dhe është konfirmuar se nuk ka asgjë”, tha Kelmendi.

REL-i kontaktoi edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.