Ballina Rajoni Athina sërish në flakë/ Sheshi Sintagma kthehet në “fushëbetejë”, protestuesit përplasen me...

Athina sërish në flakë/ Sheshi Sintagma kthehet në “fushëbetejë”, protestuesit përplasen me policinë dhe hedhin molotov

19
0

Athina është përfshirë sërish në tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Sheshi Sintagma u kthye në fushëbetejë ndërkohë që në Kuvend po zhvillohej debati për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur nga opozita.

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar forcat e Policisë Helenike në sheshin Sintagma, ndërsa i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave.

Sipas medias greke, policia ka bërë disa arrestime, ndërsa për dy persona është kërkuar ndihma e Urgjencës Mjekësore.

Nga incidenti ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, i cili është dërguar me ambulancë në spital.

Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës  për të shpërndarë protestuesit.

Episodet u përhapën në Othonos dhe Amalias.

Sipas informacioneve, Policia greke deri më tani ka bërë 32 arrestime.

Protestat të cilat nisën disa ditë më parë zhvillohen në lidhje me tragjedinë në Tempi të ndodhur dy vite më parë ku si pasojë e përplasjes së trenave u vranë 57 persona.