Ballina Politika ‘Bashkimi i çamëve dhe grekëve’, Kikia komenton koalicionin e Berishës: Bëhet fjalë...

‘Bashkimi i çamëve dhe grekëve’, Kikia komenton koalicionin e Berishës: Bëhet fjalë për interesa, jo principe

36
0

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar koalicionin e formuar nga Sali Berisha me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në një intervistë për një emision televiziv, Kikia tha se shumica e partive të përfshira janë subjekte politike të panjohura dhe fiktive, pa aktivitet apo seli.

“Janë të gjitha fiktive. Kanë një emër që është kryetari, pa aktivitet politik, pa zyra. Koalicioni ka për qëllim të mbledhë çdo lloj vote të mundshme në kushtet kur vota opozitare është e ndarë në të paktën pesë grupe,” tha ai.

Sipas Kikisë, bashkimi i 25 partive rreth Berishës në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është një lëvizje e detyruar për shkak të mungesës së alternativave për të krijuar bashkëpunime më domethënëse.

Ai komentoi gjithashtu përfshirjen e partive si PDIU e Shpëtim Idrizit dhe PBDNJ së Vangjel Dules, që tradicionalisht kanë pasur përplasje mbi çështje kombëtare.

“Nuk bëhet fjalë për principe, por për interesa. PDIU nuk ka më atë peshë që ka pasur dhe është një parti që ka bërë akrobaci politike. Koalicioni është krijuar për të mbledhur çdo votë, pa marrë parasysh konfliktet ideologjike,” tha Kikia.

Në lidhje me përfshirjen e Ilir Metës në koalicion, gazetari theksoi se marrëveshja mes tij dhe Berishës është në vijim të bashkëpunimit të mëparshëm, duke shtuar se Meta ka siguruar katër vende të sigurta në listën e kandidatëve për deputetë.

“PL nuk e ka më atë peshë që ka pasur. Zgjedhjet vendore nuk e provuan fuqinë e saj, sepse u fut në listat e përbashkëta të opozitës,” përfundoi Kikia.