Ballina Aktualitet Britaniku që luftoi për Ukrainën dënohet me 19 vjet burg në Rusi

Britaniku që luftoi për Ukrainën dënohet me 19 vjet burg në Rusi

26
0

James Scott Rhys Anderson – një qytetar britanik, i cili luftoi krah ushtrisë ukrainase, është dënuar në Rusi me 19 vjet burg për akuza të terrorizmit dhe “aktivitetesh mercenarësh”.

Anderson, 22 vjeç, nga Banbury, Oxfordshire, u kap nga forcat ruse në nëntor të vitit të kaluar ndërsa luftonte në krah të Ukrainës gjatë ofensives kufitare në rajonin Kursk të Rusisë, raporton The Guardian.

Rusia e akuzoi për kalim të paligjshëm të kufirit në Rusi, duke qenë i armatosur dhe duke kryer “vepra kriminale kundër civilëve” dhe “dobësuar aktivitetet e autoriteteve”.

Gjyqi u zhvillua pas dyerve të mbyllura në një gjykatë ushtarake në Kursk, ku Anderson pranoi fajin dhe u fotografua në pranga.

Anderson është i pari luftëtar i huaj i kapur dhe dënuar në territorin rus, pasi Rusia i trajton si mercenarë të huaj që luftojnë me Ukrainën dhe nuk i jep mbrojtjet standarde të të burgosurve të luftës.

Anderson, i cili kishte shërbyer si sinjalist në ushtrinë britanike për katër vjet, u bashkua me Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës pas thirrjes së Volodymyr Zelenskyy në shkurt 2022.

Familja e tij ka shprehur frikën se ai mund të torturohet.

Në verën e vitit 2022, dy britanikë të kapur në Mariupol u dënuan me vdekje dhe më vonë u liruan si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.