Nga arratia, ish kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka hequr dorë nga rekursi që depozitoi në Gjykatën e Lartë
Burime nga Gjykata e Lartë konfirmojnë se Llalla kërkonte pafajësi, por në muajin nëntor ai është tërhequr nga rekursi.
Në datën 25 mars, kolegji penal do shqyrtojë fillimisht kërkesën e Llallës për heqjen dorë nga rekursi. Por, në rast se Gjykata nuk do e pranojë atë, atëherë do shqyrtojë kërkesën e ish- kryeprokurorit të përgjithshëm për pafajësi.
Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe për pesë vite ai nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik. Ai u shpall fajtor për fshehje të pasurisë, ndonëse mbrojtja e tij ligjore e kundërshtoi diccka të tillë.
Vendimi në maj të vitit 2021 u dha nga gjyqtarja Daniela Shirka, ndërsa hetimet u kryen nga prokurori Klodian Braho.