Ballina Rajoni Milorad Dodik drejt grusht shtetit – dekretoi ligjet që ndalojnë punën e...

Milorad Dodik drejt grusht shtetit – dekretoi ligjet që ndalojnë punën e institucioneve të Bosnjës në Republikën Serbe

23
0

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, sonte në Banjë Llukë nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve për ndalimin e veprimtarisë së Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, SIPA-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të BiH në këtë entitet.

Këto ligje antikushtetuese u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Serbe në një seancë të veçantë të mbajtur më 27 shkurt të këtij viti, shkruan klix.ba.

Ai nënshkroi dekretet pasi Klubi i Boshnjakëve në Këshillin e Popujve të RS vendosi që të mos kërkojë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtyre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të këtij entiteti të BiH.

Kujtojmë se ligjet u miratuan menjëherë pas dënimit të Dodik në Gjykatën e BiH me një vit burg dhe gjashtë vjet të ushtrimit të detyrës si president i RS.

Pritet që, sipas paralajmërimeve, disa politikanë tani të iniciojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtyre ligjeve para Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës.

Përveç ligjeve që mund të interpretohen si një përpjekje për grusht shteti, Dodik ka nënshkruar gjithashtu dekretet për shpalljen e Ligjit për Plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Serbe dhe Ligjit për Regjistrin e Posaçëm dhe Publikimin e Punës së Organizatave Jo-Fitimprurëse.