Ballina Politika Rama publikon tabelën e UN Tourism: Shqipëria me rritjen më të madhe...

Rama publikon tabelën e UN Tourism: Shqipëria me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në 2024

27
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar tabelën e UN Tourism, siç ka shkruar ai, organizatës më të madhe botërore e turizmit.

Rama ka bërë të ditur se në këtë tabelë, Shqipëria është destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024..

“Mirëmëngjes, me këtë tabelë, që s’është imja, s’është jona, po e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB, e të dhënat e së cilës janë botërisht të respektuara;

me Shqipërinë që zë vendin që shihni si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë”, ka shkruar Rama.