Blogeri i njohur, Olti Curri ka parlajmëruar se fondet e projektet e Bashkisë së Tiranës, që dikur firmoseshin nga kryebashkiaku i arrestuiar Erion Veliaj, për llogari të atyre që i serviloseshin, duke bërë propagandë dhe ngitur në “pediastal” punën e tij, tashmë do të kalojnë në bordorotë e një tjetër ministre në kabinetin qeverisës të Ramës.
Një ministri që është e njohur për afërsinë e saj politike dhe klanin me Veliajn, dhe bëhet fjalë për Mirel Kumbaron.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, blogeri Olti Curri shkruan se armata e “mbrojtësve” të Veliajt, tashmë të mbetur ekonomikisht jetimë nga taksat që u jepte kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, do të kalojnë në borderotë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të Mirela Kumbaros.
Statusi
\Gjithe armata kengetareve, gazetareve, analisteve te mbetur ekonomikisht jetime nga taksat tona qe Erion Veliaj i paraburgosur ne burgun e Durresit me akuza per korrupsion i jepte pa kursim, flitet e ka marre lajmin e mire se do kalojne me bordero (fonde e projekte) nga ministria e Mirela Kumbaros…
\Me tu arrestuar zonja Kumbaro per ato “piken e vogel ” ne harten e bregdetit ne jug, per artistet e lekut, do te dale nje njoftim i ri.