Ashu sic edhe kishte deklaruar Sali Berisha ka nisur “blindimin” e pesëshes së parë në qarkun e Durrësit ku është edhe PD e Krujës. Burime tepër të sigurta nga PD në qendër kanë bërë të ditur se tashmë është konfiguruar pesëshja në këtë qark, që do të jetë në listat e mbyllura dhe cudia sic edhe pritej ka ndodhur. Në fakt vetë Berisha kishte parashikuar cudinë që votat që rropatën me dreka e darka katundëve primaret, kanë qene jashtë vëmendjes së tij, duke kryer thjeshtë një process që i ka hikur koha edhe në vendet me kulturë demokratike të avancuar. Burimi i ka thënë bulevard se i vetmi vend në listat e mbyllura është një garë mes dy emrave në bashkinë e Krujës, ndërsa tashmë të tjerët, pra katër emrat e tjerë kanë marrë konfigurimin dhe i bie që nga shtatë deputetë që pretendon PD, gjithcka ka rezultuar si “shakaja’ e radhës, pasi të gjithë të tjerët që nuk lanë njeri pa takuar që nuk lanë statuse pa bërë do të kenë radhën të marrin pjesë në një garë që i duhet të nxjerrin një deputet. Gjithmonë sipas burimëve , lista e cila nuk është ende përfundimtare pasi janë në lojë dy emra, mund të quhet e përfunduar me këtë zgjedhje. Vetëm afro një javë nga publikimi i emrave, PD ka bërë surprizën në Durrës fillimisht me listën e mbyllur. Berisha ka dhënë ok për këta pesë emra, ndërsa pritet që të dëgjojë edhe mendimin e të tjerëve, po kujt do ja mbajë? Shumë nga analistët dhe gazetarët që ndoqën procesin, ku në Durrës ishte një skandal më vete, për nga mënyra e organizimit, pabesisë dhe kulisave që ndodhen, e quajtën atë si një shaka të radhës dhe nëse ky informacion do të jetë i vërtetë, shakaja shkon akoma më shumë në një fundosje të kësaj partie në Durrës. Por duke mos qenë informacion zyrar, po koefidencial, me shpresë që edhe për të mirë të PD kjo listë të mos jetë e saktë, po botojmë gjithnjë sipas burimit të PD, pranë mediave të saj madje, listën e mbyllur me pesë vetë.
I pari në këtë listë është Oerd Bylykbashi, që nuk mbart asnjë surprizë, pasi është drejtuesi politik i PD në qark. Befasia vjen pas tij, pasi emir i dytë është Floriana Garo, zëdhënesja e Berishës që në primare mori 30 vota dhe në Milano lajmëroi ardhjen e një sherfi të ri në qytet. Emri më i lakuar për numrin e votave duke se kriterin tjetër e kishte siguruar në qendër, atë të kontributit për partinë ose lidershipin.
Cudia tjetër gjithnjë sipas një liste që nuk është zyrtare është emri i ish prokurorit të Durrësi Arjan Ndoji, pa shkelur as edhe një ditë në selinë e PD, por që dha dorëhqje për të shkelur në parlament, pasi nuk ka lënë faqe gazete të kronikës së zezë pa shkelur.
Emri i katërt në listë përsëri nuk është surprizë duke ditur marrveshjen që Berisha dhe Duka kanë bërë. Ka qenë fisnikria politike e Dukës për tu larguar por për të kërkuar një vend në listat e mbyllura në Durrës për partinë e tij. Kjo duket se ka pak rëndësi pasi emri i propozuar është i kurshërirët të tij, Artan Luku.
Emri i pestë duket se ka hapur jo pak problem, pasi molepsen edhe disa kritere. Gjithsesi ajo është për zonën e Krujës, ku duhet të zgjedhin këta ditë mes Andia Ullirit dhe Aulon Kalaja. Kjo duket se eshtë edhe gara më e fortë në PD, në qarkun e Krujës.
Për të sqaruar edhe njëherë lexuesin, kjo është një listë që vjen nga burime shumë të besueshme të PD në qendër dhe duke njohur edhe nivelin e votuesit të Durrësit, do zoti është një shaka e radhës, pasi as edhe listën e mbyllur nuk e marrin dot! Gjithcka mbetet në pritje! Të tjerët që postuan statuset do të ngrohen në diell për një ose dy vende! Primaret kanë qenë vertetë një ndeshje miqësore!/bulevard news