Ballina Rajoni Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk...

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet – a do të ketë urdhërarrest?

26
0

Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, e cila e ftoi atë në seancën e nesërme.

“Marrëzia juridike e BeH pasqyrohet më së miri në faktin se Kushtetuta po diskutohet nga një institucion jashtëkushtetues. Prokuroria e BeH më fton që nesër të jap deklaratë si i dyshuar për rrëzimin e rendit kushtetues, vetëm sepse kam kryer detyrën time të përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj pas vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska”, tha ai.

Ai përsëriti se Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës është kategori antikushtetuese dhe nuk mund të flasë për Kushtetutën.

“Organet, aktivitetet e të cilave janë të ndaluara në territorin e Republikës Sërpska, nuk ekzistojnë në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës. Shpejtësia me të cilën ata reaguan tregon se gjithçka ishte e përgatitur paraprakisht, që nënkupton vazhdimin e përndjekjes politike”, tha ai.

Dodik ndër tjera theksoi se “ata po më gjykojnë sot sepse nuk mund të gjykojnë miliona serbë që nuk duan të privohen nga e drejta në vendin e tyre”.

“Por le ta dinë – Serbia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë koloni e askujt! Ne jemi vetëm, ne i marrim vendimet tona dhe do t’i bindemi vetëm Kushtetutës sonë, e jo vullnetit të atyre që do ta shkelin Serbinë me procese të montuara politikisht”, përfundoi ai.

Nëse Dodik nuk paraqitet në Prokurorinë e BeH për seancën dëgjimore dhe siç pretendon ai nuk do të paraqitet, atëherë lind çështja e lëshimit të një urdhër-arresti për të.