Ballina Politika DURRES/ “Chris LaCivita, kryemagjistari i fushatës më të jashtëzakonshme në histori”, Berisha:...

DURRES/ “Chris LaCivita, kryemagjistari i fushatës më të jashtëzakonshme në histori”, Berisha: Prania e tij këtu, domethënëse

3
0

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar drejtuesin e fushatës së PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita, si kryemagjistar i një fushate të jashtëzakonshme në histori.

Gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës, Berisha tha se prania e tij në Tiranë është domethënëse, sepse “edhe në SHBA dhe kudo, në qoftë se ka sot një armik monstër, ai quhet Xhorxh Soros dhe siç e tha vetë zoti Chris LaCivita, Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit”.

“Në botë, kukulla numër 1 e Sorosit është Edi Rama. Ndaj edhe ky është një faktor jashtëzakonsiht i rëndësishëm për fitoren e opozitës shqiptare.

Ai dëshmoi së bashku me zonjën Suzanë Vilis, se përballë malit më gjigant të propagandës, të medias, të makinerisë shtetërore, por e vërteta është, pothuajse të mbarë botës kundër, dinë të fitojnë dhe fituan.

Kështu që duhet ta falënderoj me shumë mirënjohje që ai pranoi ftesën tonë dhe ne ecim, do bëjmë gjithçka për fitoren”, tha Berisha,

Duke folur për koalicionin opozitar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha tha se “Koalicioni që ne ndërtuam është sigurisht një arritje e madhe, prandaj ai e ka humbur”.

“Ka dy ditë që nuk i shqitet, se unë ia njoh psikologjinë atij, gjërat që i dhembin shumë ai i mban në gojë vazhdimisht.

Po ky koalicion ka një të tretën e votave të qytetarëve shqiptarë.

Cilido është i ftuar nga ju të marrë librat e zgjedhjeve dhe të shohë se partitë e vogla, kur merren së bashku, ato arrijnë shifra një e treta e zgjedhësve shqiptarë.

Ne nuk mund të pranonim kurrë që këta t’i linim.

Se ky, për t’i dënuar këta me dënim kapital politik, e ndryshoi ligjin, dhe e bëri se në rast se bëjnë koalicion, të gjitha votat shkojnë te partia me të cilën bëjnë koalicion, PD në rastin konkret, përndryshe nuk janë të destinuara për të marrë asnjë deputet.

Unë u them ju se marrëveshja është e shkëlqyer dhe kjo marrëveshje është edhe kjo një moment tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm i marshimit tonë drejt fitores më 11 maj 2025”, u shpreh Berisha.