Ballina Kuriozitete Kakaoja më e vjetër se sa mendohej, ”mosha” e saj është 7,5...

Kakaoja më e vjetër se sa mendohej, ”mosha” e saj është 7,5 milionë vite

10
0

Kakaoja është shumë më e vjetër se sa mendohej më parë. Bima, e cila sot është një nga më të përdorurat për prodhimin e çokollatës, daton rreth 7.5 milionë vite më parë.

Ky përfundim vjen nga një studim i publikuar në revistën shkencore Plos One, i cili përfshiu analiza gjenetike të pemës së kakaos Theobroma. Studimi u koordinua nga Daniel Tineo, nga Universidad Nacional Toribio Rodríguez de Mendoza de Amazonas, në Peru dhe u fokusua në analizimin e ADN-së së organeleve të qelizave bimore përgjegjëse për fotosintezën, kloroplasteve.

Përmes një procesi të detajuar sekuencimi dhe krahasimi gjenetik, studiuesit arritën në përfundimin se gjenomi i bimës ka ruajtur disa karakteristika unike që e dallojnë edhe sot.

Pavarësisht rëndësisë së saj ekonomike, deri më tani, Theobroma cacao ka qenë e studiuar shumë pak nga pikëpamja gjenetike. Ky boshllëk tashmë është mbushur falë avancimeve teknologjike, të cilat kanë mundësuar analizimin dhe krahasimin e shpejtë të sekuencave të mëdha të ADN-së, duke zbuluar ngjashmëri dhe elementë të përbashkët të rëndësishëm.