Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke dhënë një këndvështrim kritik mbi këtë masë.
Në një intervistë televizive, Kikia u shpreh se parimisht është dakord me ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjeve të dhunshme dhe ndikimit negativ te të rinjtë, por theksoi se në të njëjtën logjikë duhet të mbyllen edhe rrjete të tjera sociale si Facebook dhe Instagram, pasi problematika të ngjashme ekzistojnë edhe aty.
“Kam parë video këto ditë ku disa vajza në Vlorë janë dhunuar, dhe këto pamje nxisin dhunën. Edhe shumë televizione transmetojnë përmbajtje me impakt negativ,” tha Kikia.
Megjithatë, ai shtoi se mbyllja e platformave sociale nuk është zgjidhja për të adresuar fenomenet negative në shoqëri.
“Nuk mund të kthejmë Shqipërinë 30 vite mbrapa. Zgjidhja nuk është ndalimi, por edukimi dhe rregullimi i përmbajtjeve në mënyrë më efikase,” përfundoi analisti.