Ballina Politika Mbyllja e TikTok për 12 muaj/ Ina Zhupa: Akt i papranueshëm antikushtetues,...

Mbyllja e TikTok për 12 muaj/ Ina Zhupa: Akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike

20
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të qeverisë Rama për të mbyllur me një vit Tik Tokun.

“Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare.

Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

15 MARS në Sheshin Skënderbej!

Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës” shkruan ajo.