Qeveria ka miratuar këtë të enjte vendimin për përcaktimin e zonave ku do të kultivohet kanabisi mjekësor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se janë caktuar 10 zona të përshtatshme në të gjithë vendin, ndërkohë që theksoi se në Myzeqe dhe Korçë nuk do të lejohet ky aktivitet, pasi këto janë tokat më bujqësore në vend.
“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi.
Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore.
Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.