Ballina Kulturë Në restaurim Sarajet e Myfit Beut, atraksion turistik i Libohovës

Në restaurim Sarajet e Myfit Beut, atraksion turistik i Libohovës

24
0

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell në vëmendje Sarajet e Myfit Beut në Libohovë, si një shembull i shkëlqyer i restaurimit të trashëgimisë sonë kulturore.

Ky projekt synon ndërhyrje konservuese në çatinë e objektit, me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e degradimeve në këtë pasuri kulturore.

Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, kjo ndërtesë i kthehet qytetit si një atraksion i shtuar turistik. Sarajet e Myfit Bej Libohovës ndodhen në qendër të qytetit të Libohovës.

Ato ndodhen në krahun e majtë të bulevardit kryesor, përballë sheshit “Avni Rustemi”. Janë shpallur Monument Kulture, Kategoria II dhe janë ndërtuar në vitet ’30 të shekullit të kaluar.

Myfit bej Libohova, diplomati i njohur i Perandorisë Osmane dhe krijuesi i diplomacisë shqiptare, ishte teknicieni që kontribuoi në ngritjen e Bankës dhe monedhës kombëtare.

Me emrin e tij janë të lidhura shumë aktivitete politike të para Luftës së Dytë Botërore.

Për Eqerem bej Vlorën, ai ishte një burrë me cilësi dhe me një kulturë të madhe, ndërsa për Sejfi Vllamasin vetëm një mbështetës më shumë i italianëve.

Këtë e ndjen po të shkosh në Libohovë, sepse të gjithë ata që janë në qytetin e vogël, të cilën paraardhësi i tyre i bëri nënprefekturë, të tregojnë me respekt varrin e tij: rrepet që mbolli me duart e tij gati 100 vjet më parë dhe patjetër sarajet e familjes Libohova.

Në këto saraje, erdhi motra e Ali Pashait, Shanishaja, për të cilën pashai ndërtoi kalanë e famshme të Libohovës, që sot ka ende muret gjigante.

Ajo bashkë me Myfitin prehen në tyrben e familjes, që gjendet në Libohovë.