Ballina Politika Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj pritet të jetë...

Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj pritet të jetë kandidat për deputet në listën e mbyllur të PS-së në Lezhë

49
0

Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj. Emërimi i tij vjen pas 5 viteve punë si Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë. Burimet bëjnë me dije se ai pritet të kandidojë për deputet si pjesë e listës së mbyllur të PS-së në Lezhë, informon gazetarja Esiona Konomi.

Karriera e tij politike e ka nisur vite më parë si kryetar i FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) në Lezhë, 2014,  për të vijuar më pas dhe drejtor në portin e Shëngjinit në vitin 2017 e për 5 vitet e fundit ka qenë krahu i djathë i kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.

Prej vitesh Pacaj ka qenë dhe vijon të jetë pjesë aktive e fushatave elektorale në Lezhë për të fituar Partia Socialiste në këtë qark. Në faqen e tij të facebook janë publikuar mjaf foto nga këto aktivitete politike.