Ballina Aktualitet Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, pas tragjedisë, familja bëhet me një...

Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, pas tragjedisë, familja bëhet me një vajzë

32
0

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.

Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën.  Burime nga stafi i mjekëve bëjnë të ditur për A2 se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të  spërkatur një ambient pranë shtëpisë.

Por A2 mëson se 7-vjecarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë  e cila është vajzë.