Gjesti dhe Rizarta kanë kaluar dy javë duke fjetur bashkë në një krevat në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, si pjesë e një sfide të vendosur nga “Vëllai i Madh”. Ky vendim erdhi pas hapjes së një zarf nga “valixhja e tundimeve”, kur Gjesti, si lider i shtëpisë, u detyrua të zgjedhë një banor për të fjetur me të, duke larguar Eglin.
Sot shënon natën e fundit të këtij dënimi, dhe gjatë një bisede, Rizarta ia kujtoi këtë Gjesti. Ai, me humor dhe provokim, u shpreh se do të përqafohen dhe “do të bëjnë tmerrin” në natën e fundit.
Ky moment ka ngjallur kuriozitetin e publikut, duke shtuar dinamikën mes dy banorëve dhe lojën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjesti dhe Rizarta përfundojnë dënimin, nata e fundit në të njëjtin krevat.
Pjesë nga biseda:
Rizarta: Sot është dita e fundit e dënimit
Gjesti: A sonte do më marrësh në gji pra
Rizarta: Sonte është dita e fundit e dënimit
Gjesti: Edhe sonte do flesh me mua? Sonte do të bëjmë tmerrin, u kry
Rizarta: Natën e fundit po
Gjesti: S’më ke marrë në gji mbrëmë
Rizarta: Pse atë doje ti? Sonte
Gjesti: Je duke luajtur filma me Aldon, ke nis duke bërë regjisoren. Sonte me merr në gji se jam sëmurë, seriozisht
Rizarta: Po