Ballina Kronika Tension në shkollë/ Nxënësi kërcënon drejtoreshën pasi i mori celularin dhe më...

Tension në shkollë/ Nxënësi kërcënon drejtoreshën pasi i mori celularin dhe më pas sulmon policinë

29
0

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës.

Kjo për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.

19-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.