Ballina Rajoni Ulqini së shpejti bëhet me shtatore të Skënderbeut

Ulqini së shpejti bëhet me shtatore të Skënderbeut

20
0

Ulqini do të jetë vendi nikoqir i shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në bulevardin që mban edhe emrin e figurës më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Për krijimin e kësaj shtatoreje, Komuna e Ulqinit tashmë ka hapur thirrjen ndërkombëtare për skulptorët, thirrje nëpërmjet të cilës është bërë e ditur se po kërkojnë skulptorët me ide sa më kreative për realizimin e kësaj shtatoreje.

Konkursi tashmë është shpallë dhe do të rri i hapur deri më 29 prill të këtij viti, dhe organizatorët bëjnë të ditur se ky konkurs do të vlerësohet më pas nga pesë anëtarë profesionistë të jurisë, të cilët do të përzgjedhin tre punimet më të mira të konkursit, ku vendi i parë do të merr të drejtën e realizimit final të shtatores.

Ndërkohë bëhet e ditur se vendi i parë do të shpërblehet me 3 mijë euro, përderisa vendi i dytë me 2 mijë e 500 euro, kurse i treti me 2 mijë te tilla.