Ballina Politika Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati Petraj: Nëse e fiton mandatin, avokatët...

Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati Petraj: Nëse e fiton mandatin, avokatët do kërkojnë zëvendësim mase

47
0

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se pas fitimit të mandatit, duhet pritur për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

“Ajo është një anë procedurale. Me certifikimin e zgjedhjeve, nëse zoti Meta zgjidhet deputet, po të presim, do bëjë betimin, por ka një shans. Avokatët e tij e dinë mirë procedurën. Në momentin që certifikohet, bëhet një kërkesë në gjykatë për lirimin e zotit Meta. Kjo është një anë e përshpejtur. Nuk themi se në 12 maj, sa të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mund të kemi kontestime, problematika. Në momentin që ai fiton mandatin, pala mbrojtëse ka detyrë ta marrë certifikimin dhe të bëjë kërkesën”, theksoi ai.