Ballina Ekonomia Banka Shqiptare e Zhvillimit, shteti aksioner kryesor, kapitali 10 miliard lekë

Banka Shqiptare e Zhvillimit, shteti aksioner kryesor, kapitali 10 miliard lekë

74
0

Shteti do të ngrejë një institucion financiar të dedikuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik sidomos në sektorë që e kanë të vështirë të gjejnë financime. Projektligji për Bankën Shqiptare për Zhvillim tashmë është dorëzuar në Kuvend  ku pritet të nisë diskutimet.

Objektivat kryesorë të këtij institucioni, janë mbështetja  me hua e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe startup-et, veçanërisht ato që operojnë në sektorë  që përballen me vështirësi në financim.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm është edhe mbështetja e modernizimi i  infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus në zonat dhe sektorët, ku mungesa e investimeve ka kufizuar zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen financiare.

Banka Shqiptare për Zhvillim do të ketë aksioner kryesor shtetin i cili do të kontribuojnë me një kapital  fillestar prej 10 miliardë lekësh. Burimet e financimit, përfshijnë  kreditë ndërkombëtare dhe fondet e mbledhura përmes Postës Shqiptare.

Kjo Bankë nuk do të operoj si një bankë tregtare për qëllime të maksimizimit të fitimit, por për financimin e projekteve strategjike dhe sektorëve të nënfinancuar. Për këtë arsye, Banka e Zhvillimit nuk mund të jetë subjekt i rregullave të zakonshme bankare apo tregtare.

Por pavarësisht kësaj Banka Shqiptare e Zhvillimit raporton te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive.

Po ashtu  Banka e Shqipërisë përcakton metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor.