Ballina Lifestyle “Besom Egli, unë me ty do të…”/ Deklarata e Gjestit po bënë...

“Besom Egli, unë me ty do të…”/ Deklarata e Gjestit po bënë xhiron në rrjet, çfarë po i premton ai Eglit?

45
0

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë. Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë.

Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:

“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë.

Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë.

Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël”