Ai ishte një nga aktorët të mëdhenj të Hollivudit, duke fituar dy çmime Oscar, duke pasur miq të ngushtë si Clint Eastwood dhe Morgan Freeman dhe duke luajtur në shumë role historike. Por fundi i vetmuar i Gene Hackman në dhomën e rezidencës së tij në Santa Fe – një javë pas vdekjes së gruas së tij, larg vëmendjes – ishte akoma më tragjike.
Policia konfirmoi dje se 95-vjeçari Hackman vdiq nga sëmundja e zemrës rreth 18 shkurtit – disa ditë pasi Betsy Arakawa, 65 vjeç, iu nënshtrua sindromës pulmonare hantavirus në banjën e tyre rreth 11 shkurtit – pas ditëve të spekulimeve rreth vdekjeve të tyre misterioze.
Aktori mund të ketë lëvizur i humbur dhe i hutuar për shtatë ditë në vilën e tij të madhe, pa partneren e tij, e cila i kishte qëndruar në krah për tre dekada, për ta ushqyer dhe kujdesur për të ose për të ruajtur tre qentë e tyre. I mbetur vetëm dhe me trupin e gruas së tij duke u dekompozuar në banjën e tyre, Hackman, gjendja shëndetësore e të cilit ishte shumë e rëndë, mbeti pa ushqim.
Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes.
Hackman u gjet i vdekur me bastunin dhe syzet pranë tij në një dhomë afër kuzhinës pas një përplasjeje të dukshme – një fakt që sugjeron se ai mund të jetë larguar nga shtëpia përpara se zemra e tij të pushonte.
Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit kardiak të tij ka qenë më 18 shkurt…
Të vetmuar kanë mbetur edhe qentë e çiftit të izoluar, për të cilët kujdeseshin me dashuri dhe ishin shoqërues.
Trupat u gjetën në dhoma të ndryshme.
Trupat e aktorit dhe partneres së tij u gjetën të mërkurën e kaluar, në dhoma të ndryshme në rezidencën e tyre luksoze në Santa Fe.
Kryeekzaminuesja mjekësore e shtetit, Dr. Heather Jarrell, tha se autopsitë u kryen të enjten e kaluar, duke konfirmuar se Gene Hackman vdiq nga problemet e zemrës dhe Betsy Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, e cila transmetohet te njerëzit nga minjtë.
Sindroma pulmonare Hantavirus (HPS) shkaktohet nga infeksioni me viruse të gjinisë Hantavirus. Këto viruse transmetohen kryesisht nëpërmjet kontaktit me sekrecionet ose feçet e brejtësve që bartin virusin.
Aktori 95-vjeçar kishte sëmundje të avancuar të zemrës, të rënduar nga sëmundja e Alzheimerit. Ekzaminimi i Hackman nuk zbuloi lëndime, por zbuloi probleme serioze në zemër dhe shenja të atakeve kardiake në zemër.