Ballina Sport Interi përmbys 3-2 Monzën dhe shkëputet në krye të Serie A

Interi përmbys 3-2 Monzën dhe shkëputet në krye të Serie A

21
0

Në “Giuseppe Meazza” Interi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Monzës. Paçka se në vendin e fundit të Serie A, miqtë e Nestës ia dolën të befasonin zikaltërit në pjesën e parë. Birindelli dhe një ish si Keita Balde shënuan për Monzën, para se Arnautovic të shkurtonte rezultatin për 1-2 në limitet e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë pa një Inter më kërkues dhe goli i dytë erdhi me anë të një perle nga Calhanoglu në minutën e 64-t. Për përmbysjen e madhe duhej autogoli i Kyriakopulos 12 minuta para fundit, me Interin që prin Serie A me 61 pikë; katër më shumë se Napoli që ka një ndeshje për të luajtur (vs Fiorentina).