Ballina Lifestyle Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por...

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

26
0

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit nga zarfi i valixhes së tundimeve dhe televotimit nga publiku duket se në raport me Loredanën asgjë nuk po shkon si në fillim.

Çdo ditë të dy banorët mundohen të sqarohen me njëri-tjetrin për marrëdhënien e tyre por nuk i kursejnë ironitë dhe përfundojnë me deklarata të forta për secilin. E tillë si ajo e Jozit kur iu shpreh Lorit se ti nuk je femër për mua…

Pjesë nga biseda:

Loredana: Puthje të vjedhura.

Jozi: Nuk po them asgjë.

Loredana: Unë nuk ta ktheja.

Jozi: Nuk po them asgjë.

Loredana: Ti e meritoje që të të thoja manjak që atëherë. O donzhuani…

Jozi: Ti je maniake

Jozi: Sepse ke qëndruar e tillë.

Loredana: Çfarë po thua? E shikon që ti del bllof me mua…

Jozi: Nuk dua të flas. Lori nuk dua të flas sepse je vajzë dhe dua të të respektoj, dua të të vlerësoj dhe mbaj pozicionin tënd. Mos vazhdo me mua po të them. Mos u mundo me fol me mua.

Loredana: Çfarë?! Jo! Ti je niveli i fundit i planetit dhe i çunave. Turp! Ola, turp! Mirë unë po ti shoqe.

Më tej Jozi bëri deklaratën e tij duke thënë:

Dobësia e burrit është gruaja! Ti nuk je femër për mua…

Loredana ia ktheu:

Edhe ti nuk je djalë për mua. Do thosha burrë por ti nuk je, vetëm trupin e ke tamam.