Ballina Sport Liverpool nuk ndalet, afrohet me titullin, përmbys Southamptonin

Liverpool nuk ndalet, afrohet me titullin, përmbys Southamptonin

24
0

Liverpool nuk ndal hapin dhe marshon drejt titullit kampion. The Reds koleksionuan fitoren e radhës, teksa mundën 3-1 Southampton, madje me përmbysje.

Mysafirët nga Southampton “tundën rrjetën” me Smallbone, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Ekipi i Slot përmbysi ndeshjen, me golat e Nunez dhe dopietën e Salah. Liverpool kryeson me 70 pikë, 16 më shumë se Arsenali ndjekës, që do të luajë të dielën ndeshjen e saj.

Në takimet e tjera, Palace mundi 1-0 Ipswich, ndërsa Brighton-Fulham përfundoi 2-1.