Ballina Kosovë “Marshojmë për njana-tjetrën”, gra dhe vajza protestojnë në Prishtinë

“Marshojmë për njana-tjetrën”, gra dhe vajza protestojnë në Prishtinë

26
0

Me rastin e 8 Marsit, në Prishtinë është organizuar marshimi “Marshojmë për njana-tjetrën” nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”.

Pjesëmarrëset ecën në sheshin kryesor të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta me mesazhe të fuqishme si “Drejtësia me vonesë është padrejtësi” dhe “Trupi jem, e drejta jem”.

Teksa kaluan pranë Këshillit Gjyqësor dhe Policisë, ato hodhën ngjyrë të kuqe dhe tymues, ndërsa fishkëllimat u përdorën si formë proteste për të drejtat e grave. Në sheshin “Zahir Pajaziti” u panë edhe forcat e Policisë së Kosovës, që po monitoronin marshin.