Ballina Sport Milan vuan por fiton, kuqezinjtë përmbysin Leccen

Milan vuan por fiton, kuqezinjtë përmbysin Leccen

36
0

Milan mund me përmbysje 2-3 Leccen, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen “zjarr”, teksa Gimenez realizoi gol që në minutën e parë. Festa zgjati pak, pasi goli u anulua për offside.

Në minutën e shtatë, vendasit shpërblehen pas një zbritje të shpejtë. Një e djathtë e fortë e Krstovic nuk u ndal dot nga portieri Sportiello. Djemtë e Coinceicaos provuan të reagojnë dhe barazuan me Gabbian, por sërish goli në pozicion të parregullt.

Milan pëson golin e dytë nga Krstovic, në të 59-tën. Ekipi nga Milano, ia doli që të përmbysë ndeshjen. Një autogol i Gallos ndezi shpresën, ndërsa heroi do ishte Pulisic, me dopietën e tij.